Jemi mësuar që gjithmonë ‘mikpritëset’ në avion t’i shohim të kuruara deri në detaj, me flokë të rregullta, funde serioze dhe xhaketë, e si përfundim edhe një shall rreth qafës.
E keni menduar ndonjëherë se përse stjuardesat mbajnë gjithmonë rreth qafës një shall?
Nëse keni menduar se është për çështje bukurie ose stili e keni shumë gabim. Një stjuardesë ka shuar kuriozitetin dhe ka theksuar se një shall i tillë është rregull që të mbahet nga të gjithë stjuardët, si për djem edhe për vajza. Shalli mund të jetë një shpëtim jete, pasi nëse në rast të një zjarri ato mund ta përdorur për ta vendosur tek hunda dhe goja dhe për të ruajtur organet e frymëmarrjes.
Duke ruajtur veten ata, kanë më shumë mundësi që të ndihmojnë pasagjerët dhe të rezistojnë më shumë se ata në dhënien e ndihmës. Mund të themi se shalli mund të shpëtojë jetë.