Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojë shiu dhe vranësirat. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Reshjet e shiut do të jenë më tepër prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe veçanërisht zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim.