Botërori i Katarit 2022 mrekullon dhe shkruan histori! Përballja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë jo vetëm kishte rëndësi për vijueshmërinë e dy kombëtareve në Kupën e Botës, por edhe për eksperiencën e një trupe gjyqtaresh tërësisht femra. Stephanie Frappart, arbitre franceze dhe gruaja e parë që gjykoi një ndeshje të një Kupe Bote për meshkuj ka hyrë tashmë në histori. Pjesë e këtij kapitulli janë edhe dy gjyqtaret e linjave, braziliania Neuza Back dhe meksikania, Karen Diaz.
History makers 🙌
The first-ever all-female refereeing trio at a men’s #FIFAWorldCup match 👏 pic.twitter.com/ZYV4rPvB96
— FIFA.com (@FIFAcom) December 1, 2022
Test i kaluar për gjyqtaret femra, që kanë marrë edhe përgëzime nga organi më i lartë i futbollit botëror. Në një status në “Twitter” FIFA publikon foton e treshes së gjyqtareve, duke e shoqëruar me fjalët “krijuesit e historisë”, treshja e parë arbitrare e të gjithë femrave në një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj”. Fjalë magjike dhe tepër motivuese për trupën e arbitreve femra, që në kalendarin e ngjeshur të këtij botërori mund të gjej sërish hapësirë për të treguar autoritetin e tyre në fushën e lojës.