Përpos bordit, te Juventusi pritej të kishte të tjerë largime. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane “Gazzetta dello Sport” rrugën që ndoqën presidenti, Andrea Agnelli dhe zv/presidenti, Nedved kërkuan ta përshkruanin edhe trajneri, Massimiliano Allegri dhe Federico Cherubini, drejtor sportiv i klubit torinez. Në atë moment ndërhyri John Elkann dhe qetësojë situatën, duke konfirmuar në rolet respektive.
Dritën jeshile, tekniku Italian e ka marrë dhe nga ish-presidenti, Agnelli, i cili i ka kërkuar trajnerit të qëndrojë nën drjetimin e skuadrës dhe ta mbyllë sezonin me të paktën një trofe. Një situatë mjaft e paqartë në Torino, pasi ekipi është i shpërndarë nëpër botë, mes Botërorit dhe pushimeve, me bisedimet që bëhen përmes telefonit. Klubi i ka siguruar lojtarëve që të qëndrojnë të fokusuar në fushë dhe të fitojnë.
Me 6 dhjetor, lojtarët e pa përfshirë në Kupën e Botës do të takohen në qendrën stërvitore të bardhezinjve për të nisur përgatitjet për vazhdimësinë e sezonit. Dorëheqja e stafit drejtues të Juventusit erdhi pas hetimeve për mashtrim financiar. Mbi ta rëndon akuza e fshehjes së llogarive bankare gjatë 4 muajve kritike të pandemisë së Covid-19, ku klubi pretendon se nuk i ka paguar lojtarët, por në fakt ka ndodhur e kundërta./ Klan News