Një lajm i mirë vjen për të gjithë të prekurit me sëmundjen e Alzheimer siç njihet ndryshe edhe si sëmundja e Demencës. Është zbuluar ilaçi i ri eksperimental i quajtur Lecanemab i cili ngadalëson dobësimin e trurit si pasojë e sëmundjes së rëndë.
Ky zbulim është cilësuar nga shkencëtarët si e ardhmja e shkencës pasi pastron nga truri i pacientit grumbujt e një proteine të quajtur amiloid, që mendohet të jetë shkaku kryesor i formës më të zakonshme të Demencës.
Të prekurve me sëmundjen e rëndë të Alzheimerit mjekohen me ilaçe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave por asnjëra deri më tani nuk ka qenë ‘e aftë’ të parandalojë sëmundjen ose ta ngadalësojë atë.
Lecanemab është një antitrup – si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret – që është krijuar për t’i thënë sistemit imunitar të pastrojë amiloidin nga truri. Në botë ka më shumë se 55 milionë njerëz me sëmundjen e Alzheimerit dhe parashikohet që rastet të kalojnë 139 milionë deri në vitin 2050 .