Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa i Hawait ka shpërthyer për herë të parë pas 40 vjetësh. Ekspertët theksojnë se shpërthimi i tij nuk përbën rrezik pasi llava e tij ka mbetur e kufizuar në kulmin e saj. Megjithatë, banorët kanë marrë masat dhe janë në gatishmëri në rast të një shpërthimi tjetër.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka bërë të ditur se situata mund të ndryshojë me shpejtësi gjatë orëve në vijim. Zyrtarët e emergjencës Asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar ende dhe zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë.
Mauna Loa është e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan. Vullkani ngrihet 4,169 metra mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej 5,179 kilometra katrore.
Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843. Shpërthimi i mëparshëm në 1984 dërgoi rrjedhje lave brenda qytetit më të populluar të ishullit Hilo.