Ka mbetur edhe shumë pak ditë nga ceremonia hapëse e Kupës së Botës. Tifozë nga e gjithë bota kanë mbërritur tashmë në Katar, për të qenë gati për të ndjekur nga afër kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Ndërkaq, në shtetin e Gjirit Persik është ekspozuar edhe një objekt që ka fituar shumë audiencë.
Kjo Këpucë gjigante futbolli ka mbledhur dhjetëra tifozë, të cilët nuk nguruan ta filmonin dhe të bënin foto me të. Objekti që ka përmasa 2 metra e lartë dhe 5 metra e gjatë besohet se është dhe zyrtarisht këpuca më e madhe e futbollit në botë.
Këpuca është vendosur në fshatin kulturor, Katara, teksa ceremonia shoqërohej nën ritmet e muzikës tradicionale, teksa flamujt e kombeve pjesëmarrëse në këtë turne zbukuronin zonën. Një atmosferë fantastike kjo nga ana e organizatorëve, me Katarin që është gati për të pritur sfidën e parë, atë të së dielës së 20 nëntorit kur Katari sfidon Ekuadorin./ Klan News