Bayern Munich ka thyer rekordin për më shumë futbollistë pjesëmarrës në një kampionat botëror të një klubi. Në Katar 2022 do të luajnë 17 lojtarë, që janë pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick ka grumbulluar 7 futbollistë nga “blloku” bavarez. Ata janë Manuel Peter Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Thomas Muller, Jamal Musiala dhe Leroy Sane.
Por në realizmin e këtij rekordi, ka gisht edhe Didier Deschamps.
Tekniku i Francës ka “peshkuar” nga formacioni bavarez plot katër lojtarë Pavard, Upamecano, Hernandez dhe Coman.
Nga lojtarët e tjerë, De Light është grumbulluar nga Holanda, Mane nga Senegali, Kroacia ka thirrur Stanisiç, Kanadaja Davies, Noussair Mazraoui -n dhe Choupo Moting do të përfaqësojë Kamerunin.
Më parë këtë rekord e kanë mbajtur dy ekipe. Në 1954 Seoul Army Club i dha Koresë së Jugurt plot 16 lojtarë. Numër i njëjtë futbollistësh përfaqësuan edhe Manchester City-n në Botërorin e 2018-ës. Ekipi i Guardiolës edhe në këtë edicion, në Katar 2022, ka dërguar po 16 lojtarë me ekipet e tyre përfaqësuese./ Klan News