Ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Gjatë ditës, do të jenë të pranishme reshjet e shiut me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë dhe lokalisht mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zona malore 7 deri 16°C, në zona e ulëta 10 deri 22°C dhe në zona bregdetare 11 deri 20°C.