Këshilli i Dizajnuesve të Modës të Amerikës ,CFDA, mbajti ceremoninë e tij vjetore të çmimeve në Nju Jork mbrëmjen e së hënës.
Tapeti i kuq ishte i mbushur me të famshëm që dashurojnë modën , përfshirë Kim Kardashian, marka e së cilës SKIMS u nderua me çmimin e parë të Inovacionit. Kim u shfaq mahnitëse me një fustan bust të zi Latex, e teksa shoqërohej nga familja e saj Kardashian. Nga ana tjetër edhe supermodelja e famshme Gigi Hadid shkëlqente me kostumin e saj me kuadrata teksa e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë.
Artisti Lenny Kravitz u emërua ikona e modës për vitin 2022. Dizajneri i ndjerë Virgil Abloh u njoh për ndikimin e tij global në modë.
Ky vit shënon 60 vjetorin e CFDA, e cila ofron mbështetje për dizajnerët e rinj dhe dizajnerët veteranë amerikanë. Eventi u mbajt në Cipriani South Street në Manhattan.