Shumë njerëz e duan hudhrën. Nuk është vetëm një shtesë e shijshme për pothuajse çdo vakt, por është gjithashtu e mirë për mirëqenien tuaj! Ja disa nga benefitet që ajo ka.
1. Dhëmbë të shëndetshëm
Hulumtimet kanë treguar se hudhra mund të jetë një trajtim alternativ i mirë në trajtimin e mishrave të dhëmbëve. Përveç kësaj, hudhra nga natyra ka veti antibakteriale dhe antivirale.
2. Ju bën të ndiheni më mirë fizikisht
A punoni shumë për të përmirësuar gjendjen tuaj fizike? Provoni të shtoni më shumë hudhër në dietën tuaj. Hulumtimet kanë treguar se një vaj i veçantë i hudhrës lehtëson tendosjen në zemrën tuaj gjatë stërvitjes.
3. Vetitë kundër plakjes
Duket se ka prova të mira që hudhra mund të funksionojë kundër “stresit ” dhe bashkë me të vetë procesi i plakjes. E thënë thjesht: ne plakemi sepse trupi ynë konverton ushqimin dhe oksigjenin në energji. Në këto raste, hudhra mund të jetë një shtesë e dobishme në dietën tuaj. Hudhra ndihmon në ngadalësimin e shenjave fizike të plakjes!
4. Hudhra ju bën më tërheqës
Kjo mund të jetë kundër instinkteve tuaja, por është e vërtetë. Hulumtimet e vitit 2016 kanë treguar se efekti i hudhrës në erën e trupit tuaj është në fakt kryesisht pozitiv. Pjesëmarrësit në një test ere, e përshkruajtën erën e atyre që kishin ngrënë hudhër si “më tërheqëse”. Kjo mund të jetë për shkak të vetive antimikrobike të hudhrës. Bakteret që shkaktojnë erën e keqe të djersës reduktohen përmes hudhrës në trupin tuaj.
5. Forconi sistemin tuaj imunitar
Hudhra mund të kontribuojë në shëndetin tonë. Ajo ka qenë e njohur për shekuj se ka veti që veprojnë kundër baktereve, viruseve dhe kërpudhave. Megjithatë, për të përforcuar sistemin tuaj imunitar, ju duhet të hani hudhër të papërpunuar. Kur prisni ose shtypni hudhrën, ajo lëshon “alicinë”. Kjo substancë ka shumë përfitime për shëndetin tuaj, por kur e gatuani, humbni pjesën dërrmuese të alicinës.
6. Hudhra për presionin e lartë të gjakut
Në këtë pikë, të gjithë jemi të njohur me rreziqet e presionit të lartë të gjakut. Ne gjithashtu vazhdojmë të mësojmë më shumë për rolin që luan kolesteroli këtu. Kjo është arsyeja pse në ditët e sotme shpesh dëgjoni për produkte që pretendojnë se ulin kolesterolin tuaj. Hudhra është gjithashtu një nga këto produkte. Disa studime kanë treguar se marrja e përditshme e hudhrës ka efekte afatgjata kur bëhet fjalë për uljen e kolesterolit. Sigurisht, nëse vuani nga sëmundje kardiovaskulare ose nivele të larta të kolesterolit, duhet të konsultoheni gjithmonë me një specialist. Hudhra mund të ndikojë në rezultatin në tërësi, por nuk është një ilaç!