Këngëtari dhe aktori koreano-jugor Lee Jihan është njëri nga 150 viktimat që vdiqën gjatë festës së Halloween në Seul të Koresë së Jugut. 24-vjeçari Lee Jihan ishte duke festuar Halloween në lagjen Itaewon të shtunën kur pasoi kaos dhe rrugët u mbipopulluan, saqë njerëzit filluan që të shtypnin me këmbë njëri-tjetrin.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar agjencitë që kishin nën menaxhim Lee-n. Ata e njoftuan vdekjen e tij me anë të një teksti ku thuhej: “Jemi të trishtuar që japim një lajm të tillë sot, por Lee Jihan ka vdekur në kaosin e mbrëmshëm në Itaewon.”
3 different angles of people being crushed to death by crowd in #SouthKorea (150 dead, 150 injured)#ITAEWONHALLOWEEN #ItaewonTragedy #itaewon #Halloween pic.twitter.com/7wm65beYBG
— Oʂɯαʅԃσ Rσყҽƚƚ ⎊ (@oswaldosrm) October 30, 2022
Lee u bë i famshëm në një spektakël televiziv të talenteve të Koresë së Jugut, “Produce 101”, përpara se të kalonte me sukses edhe në aktrim.