Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme, Nabila Masrali tha se vendimi i fundit i Albin Kurtit për të futur në fuqi njohjen reciproke të targave, nuk ishte në përputhje me atë që është arritur në Bruksel.
”E theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë të ndryshojë gradualisht targat me emërtimin KM por ky proces duhet të jetë në kuadër të dialogut. Vendimi i fundit i qeverisë kosovare nuk është në përputhje me marrëveshjet që rrjedhin nga dialogu mes dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016. Ne ju bëjmë thirrje palëve të përfshira që të ruajnë qetësinë dhe të mos lejojnë ringjalljen e tensioneve të panevojshme në terren”,-ka thënë zëdhënësja e KE-së, Nabila Masrali.