Manuel Locatelli beson se Juventusi pagoi çmimin për një pjesë të parë ‘të tmerrshme’ kundër Benficas.
Bianconerët u eliminuan nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2013/14 pas humbjes 4-3 kundër Benficas në Lisbonë.
“Është turp, është e vështirë të gjesh fjalët”.
“20 minutat e fundit tregojnë se skuadra ka t*** për të luajtur këto ndeshje. Duhet të shikojmë anët pozitive, që janë 20 minutat e fundit”.
“Qasja ishte e gabuar, i gjithë ekipi është përgjegjës, jo një lojtar i vetëm”.
“Kishte rrezik për tu përballuar me një humbje të keqe, pjesa e parë ishte e tmerrshme, por ne reaguam si grup”, ka thënë Locatelli për SportMediaset.