Një artist argjentinas ka pikturuar një mural gjigant të legjendës së futbollit Diego Maradona në Buenos Aires për të përkujtuar ditëlindjen e 62-të e fituesit të Kupës së Botës. Ikona bardhekaltër që u nda nga jeta në fund të vitit 2020 do të mbushte 62 vjeç në fund të tetorit.
Piktori Martín Ron e vizatoi murin prej 1,600 metrash katrorë në zemër të kryeqytetit, me një imadh të “El Pide de Oro-s”, duke u bazuar në një foto të tij ndërsa ishte duke nxitur ekipin gjatë finales së Kupës së Botës kundër Gjermanisë në 1990, të cilën Argjentina e humbi.
“Është fotografia e tij duke festuar, sepse përtej asaj që ai ishte një futbollist, sa i përket të ardhmes, kush ishte Diego? Ne e dimë tashmë se ai ishte futbollisti më i mirë në botë, por kush ishte ai si person? Ai ishte një luftëtar, i bëri ballë sfidave, luftonte edhe nëse ishte i dëmtuar. U përball me çdo gjë që i doli përballë dhe bëri përpara; kjo pra është zemra e Diegos, ku unë u bazova në këtë veprën timen”
Maradona u nda nga jeta si pasojë e një sulmi kardiak në moshën 60-vjeçare në fund të vitit 2020, e kjo solli zi në Argjentinë dhe jo vetëm.
Murali i cili thuajse ka përfunduar ka nevojë për një punë 25 ditore nga Ron dhe grupi i tij i punës. Për ta pikturuar janë përdorur 800 litra bojë. Artisti i rrugës nga Argjentina tha se ky ishte murali më i madh i legjendës së futbolli i pikturuar ndonjëherë/ Ai është i lartë 45 metra, po aq sa edhe statuja e Lirisë në Nju Jork.
Ron ka shtuar tri yje në veprën e tij, dy që përfaqësojnë fitoret e Argjentinës në Kupën e Botës në vitet 1978 dhe 1986, e gjithashtu i fundit suksesi në Katar 2022, që ai shpreson se do të fitohet këtë vit.