Një krim i rënd ka tronditur komunitetin lokal të Heraklion në ishullin e Kretës në Greqi. Një 42-vjeçar ka rrahur për vdekje nënën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ka ndodhur në mëngjes në një lagje në qendër të Heraklionit kur 42-vjeçari ka marrë një send prej druri dhe ka goditur nënën e tij, deri sa kjo e fundit ndërroi jetë.
Një ambulancë e EKAB-it ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë ndihmë gruas fatkeqe. 42-vjeçarja dha frymën e fundit në shtëpi. Ndërkohë autori i krimit tronditës është arrestuar nga policia.
Nga informacionet thuhet se 42-vjeçari po përballet me probleme psikologjike.