Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani e cila ka marrë vëmendjen e mediave gjermane. Një 29-vjeçar ka kafshuar qenin e policisë. Efektivët kanë marrë një telefonatë ku është njoftuar se kishte një konflikt mes dy burrave dhe një gruaje në qytetin perëndimor të Ginsheim-Gustavsburg.
Kur uniformat blu shkuan për të arrestuar personat e përfshirë në konflikt, njëri prej burrave i ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë dhe u ka kafshuar qenin, raporton AP.
“Gjatë rezistencës ndaj arrestimit, 29-vjeçari ka kafshuar edhe qenin e policisë. të tre të përfshirët në konflikt ishin shumë të dhunshëm, agresivë dhe aspak bashkëpunues”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se qeni nuk është lënduar.
Gjithashtu edhe 35-vjeçarja e cila ishte përfshirë në konflikt me dy burrat, nuk u është bindur forcave të policisë duke goditur më grusht në fytyrë njërin prej tyre. Të tre përfunduan në burg.