Gruaja e Presidentit së Republikës së Kroacisë, Zorana Milanoviq, Sanja Music Milanovic, i ka bërë presion drejtoreshës së shkollës së mesme klasike të Zagrebit, Zdravka Martiniç-Jerçiç, në mënyrë që djalit të saj t’i ndryshonin notat, dy javë pasi shkolla kishte mbaruar.
Siç shkruan “Jutarnji list” për këtë aferë, po flasin profesorët dhe prindërit e kësaj shkolle të mesme e cila konsiderohet elitë. Nga investigimi i medias kroate në sistemin elektronik të notave u pa se lëndët e ndryshuara janë matematika dhe latinishtja.
Jutarnji list shkruan se djali i vogël i presidentit është nxënës i klasës së tretë në Liceun Klasik dhe ai është një nxënës shembullor me shumicën e notave pesë, ndërkohë që “çalon” në në matematikë dhe latinisht me katër.
Ligji për edukimin dhe arsimin e Kroacisë thotë se nxënësit e shkollës fillore apo të mesme, si dhe prindërit që nuk janë të kënaqur me notën, kanë të drejtë ankese në Këshillin e Arsimtarëve brenda dy ditëve nga shpallja e rezultateve. Në këtë rast asgjë nga këto nuk është vërejtur, pohon Jutarnji list.
Nota në matematikë u përmbyll më 20 qershor dhe më 27 u ndryshua nga katër në pesë, kur drejtori i bëri presion profesorit, me insistimin e Sanja Musiq Milanoviqit. Në anën tjetër, drejtori për Jutarnji ka konfirmuar se këtë vit shkollor nuk kanë pasur një rishikim të notave në përputhje me ligjin.
Për t’i bërë presion drejtoreshës, ajo para së gjithash i dërgoi një email nga adresa zyrtare e Institutit Kroat për Shëndet Publik, ku znj. Musić Milanović është drejtoreshë e Shërbimit për Promovimin e Shëndetit.
Ndërkohë në një reagim mbi ngjarjen, Sindikatat e arsimit kanë deklaruar se “prekja” e notave pasi ato të jenë përfunduar dhe pasi të ketë kaluar afati ligjor prej 48 orësh nga shpallja e notës, në të cilën mund të kërkohet rishikimi i saj, është e paligjshme.
“Por gjithashtu, kjo ndodh më shpesh se sa do të mendohej për shkak të presionit të madh që prindërit u bëjnë mësuesve”, shton sindikata.
Nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit kanë konfirmuar se kanë kërkuar deklaratë nga shkolla. Musiç Milanoviç, në një letër drejtuar kryesisë së shkollës, të cilën Zyra e Presidentit ia ka përcjellë Jutarnji, thekson se, sipas saj, ka shumë parregullsi në lidhje me punën e mësueses së matematikës në fjalë.
“Dua të jem i qartë se asnjëherë me gojë dhe as tani me shkrim nuk kam kërkuar që nota të rrumbullakoset në notën maksimale, thjesht po kërkoj shpjegim për të gjitha parregullsitë e vërejtura që po bëjnë që studentët të dështojnë për sa i përket njohurive dhe notave, për të cilat nuk kanë faj dhe për të cilat nuk kanë mundur të ndikojmë as ata, as ne prindërit”, thotë në letër Zonja e Parë.