Ka disa situata në ekipin kombëtar, që duket sikur përsëriten. Xhakomo Vrioni, pas një sezoni të mirë në Austri duke u shpallur golashënues, u transferua në SHBA, ku firmosi me New England-in.
Por largësia që ai zgjodhi, duket se pati ndikim direkt në angazhimin e tij në Kombëtare, sepse ai nuk është në listë sot, edhe pse ka lënë pas dëmtimin. Njësoj siç ndodhi me Armando Sadikun kur u transferua në Bolivi, teksa u shkëputën edhe kontaktet me Kombëtaren.