Furnizimet e gazit natyror të Rusisë në Evropë përmes tubacionit ‘Nord Stream 1’ nuk do të rifillojnë plotësisht derisa Perëndimi të heqë sanksionet kundër Moskës, tha Kremlini.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin, akuzoi BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë se sanksionet ishin fajtore për “dështimin” e Rusisë për të ofruar gaz natyror përmes tubacionit kryesor, i cili dërgon gaz në Gjermani nga Shën Petersburg përmes Balltikut.
“Problemet me pompimin e gazit natyror u ngritën për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore kundër vendit tonë dhe shumë kompanive “, tha Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. “Nuk ka arsye të tjera që mund të kenë shkaktuar këtë problem të pompimit”.