Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët do të mësojnë në këto 24 orët e fundit se kur do të jetë protesta e radhës. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Partia e Lirisë ka një axhendë dhe se do të protestohet atje ku ka padrejtësi. Teksa u pyet nga gazetarët nëse kanë një datë të përbashkët me Berishën për protestën, ai tha se s’mund të flasin ende për një datë konkrete.
“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen. Të jeni të sigurt se do të njoftohen protestat në këto 24 orë. Do të ketë protesta atje ku ndodh krimi, atje ku vidhet qytetari dhe taksat e tij. Kjo gjë do të ndodhë edhe kur të konsultohem me drejtuesit e partisë.”, tha Meta.
A do të huazoni tri deputetë për një grup të ri parlamentar? Meta: Shteti u shkri në një parti! Mos u habisni kur të më shihni para…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet nëse do të huazojë tri deputetë për të bërë një grup të ri parlamentar. Ai theksoi se nuk është bërë asnjë tentativë e tillë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë vazhdimisht para parlamentit me qytetarë që ndihen të papërfaqësuar.
Pyetja: A do të huazoni dhe tre deputetë të tjerë për të bërë një grup parlamentar
Ilir Meta: Nuk kemi bërë asnjë tentativë të tillë, mos u habisni kur të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me qytetarët që ndihen të papërfaqësuar, që siç e tregojnë dosjet dhe të vëzhguesve të OSBE OHIR, ku shteti u shkri në një parti. Forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 mandate, tani qëndron te njerëzit. Jo vetëm brenda parlamentit me 4 deputetët, por dhe jashtë përballë një parlamenti të deformuar.
“Falsifikime të trasha, idiote e kriminale”/ Meta për kallëzimin e Autoritetit të Dosjeve: SPAK më njoftoi se ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikim për mediat tha se forca e Partisë së Lirisë qëndron tek sheshi tek njerëzit.
“Sjellja e fundit është antiligjore dhe skizofrenike. Për testin e drogës për të gjithë politikanët. Sa i takon ligjit për spiunët është një ligj që e ka bërë vetë PS në vitin 2015 sipas gjoja modelit gjerman dhe vetë PS e ka shkelur me përfaqësues të Autoritetit të Dosjeve. Qëndrimi im ka qenë hapja e dosjeve dhe demonstrimi i tyre para publikut. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe të gjithë kukullave të tij. Ky falsifikim është bërë evident. Unë kam bërë kallëzim penal për gjashtë vepra. Ia kam adresuar edhe SPAK edhe Prokurorisë. Jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë. Zgjedhja ime për një avokat sulmues është për arsye se ne jemi në sulm dhe nga dita e nesërme Gjokutaj do të paraqitet në prokurori.”, tha Meta.
“Hakmarrje! Liria e sipërmarrjes është shumë e kërcënuar”, Meta thirrje qytetarëve pas sulmit në ‘Prestige Resort’: Të bëhemi bashkë për të përzënë regjimin!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për sulmin e paligjshëm ndaj Prestige Resort, ku prej 4 ditësh fadromat e IKMT-së shembin padrejtësisht pishinat dhe pistën. Meta i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të përzënë këtë regjim.
“Unë besoj se ky sulm terrorist kundër një resorti prestigjioz me një traditë 25 vjeçare në vend, që ka qenë me leje, nuk është asgjë veç se tregues i dëshpërimit të thellë të Edi Ramës dhe tmerrit që ka nga mediat, nga pavarësia dhe liria e tyre. Është hakmarrje e qartë. Për këtë arsyeje, për vijën editoriale të mediave, një rekord i zi i dhunës dhe represionit ndaj lirisë së medias që do të nxijë imazhin e vendit. duhet të bashkohemi sa më parë për të përzënë një regjim që bën terror në kulmin e sezonit, duke dëmtuar jo vetëm qetësinë e tyre, dhe tregon shumë qartë se liria e sipërmarrjes në Shqipëri është shumë e kërcënuar. Duhet të bashkohemi për të garantuar lirinë.”, tha Meta.
“Projektligj për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve”, Meta në konferencë për mediat: Indeksimi i pagës mbron dhe nxit rritjen e të ardhurave!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta propozoi një projektligj për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve dhe po ashtu nxit të ardhurat.
“Synohet vendosja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve. Rritja ekonomike është por pagat nuk janë rritur, rritja galopante e çmimeve për 2022 ka krijuar një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale. Indeksimi i pagës minimale është e nevojshme. Për efektet,rritja e pagës reale ka efekte pozitive sepse rritet mirëqenia. Rritet fuqia blerëse dhe ajo e konsumit, mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke përmirësuar bilancin.”, tha Meta.