Vetëm një ditë para se të zgjidhet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, dy kandidatët: ish-ministrja e jashtme, Liz Truss dhe ish-ministri i financave, Rishi Sunak, prezantuan premtimet e tyre të fundit ku fokusi ishte në zgjidhje e krizës energjetike.
Edhe pse nuk dha një detaje konkret në lidhje me masat që do të ndërmarrë, Truss deklaroi se nëse ajo zgjidhet në krye të qeverisë do të ndihmoi qytetarët të përballojnë rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
“Ajo që mund të them është se nëse zgjidhem kryeministër, brenda një jave do të sigurohem që të ketë një njoftim se si do ta trajtojmë çështjen e faturave të energjisë dhe të furnizimit afatgjatë. Unë e kuptoj që njerëzit janë duke luftuar, se bizneset janë gjithashtu të shqetësuara për faturat e tyre të energjisë dhe ndikimin që mund të ketë në të ardhmen e tyre. Pra, ajo që dua të siguroj njerëzit është se do të veproj”, ka thënë Truss.
Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar, shkruan BBC.
Ndërsa Sunak, përsëriti qasjen e tij për ofrimin e mbështetjes së synuar për njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe pensionistëve.
“Ndihma duhet të fokusohet kryesisht të njerëzit që e kanë më shumë nevojë personat me pagat e ulëta dhe pensionistët. Po ashtu ulja e tvsh-së të faturat e energjisë do të ndihmonte qytetarët të përballojnë krizën”, u shpreh Sunak.
Ish-ministri i i financave nuk përjashtoi as mundësinë për reduktimin e energjisë në ndërtesë publike, pasi situata është serioze.
“Sigurisht që ne nuk duam të jemi në atë situatë, por mendoj se është përgjegjëse të mos e përjashtojmë” u shpreh ai. Fituesi i një gare që ka zgjatur gati dy muaj do të shpallet nesër, ndërsa të martën do të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të qeverisë, duke zëvendësuar Boris Johnson.