Banorët e Selanikut shprehen të shqetësuar nga sulmet e ujqërve që hyjnë në fshatra. Tetë ngordhje të qenve endacakë u regjistruan në fshatin Mikro Monastiri të Selanikut pasi u sulmuan nga ujqërit.
E qara e qenit të vogël thyen zemrat. Brutaliteti i sulmit është tronditës. Në videon e siguruar nga ANT1, shihet një ujk duke kafshuar një qen endacak dhe duke e mbytur.
Banorët e zonës kërkojnë që të merren masa për të mos përsëritur këto fenomene tronditëse.