Këto janë pamjet e atentatit të dështuar nga zv/presidentes argjentinase Cristina Fernández de Kirchner.
Teksa ajo ecte mes turmës një person i drejtoi armë në fytyrë dhe e shkrepi. Por për fat të mirë arma në atë moment u bllokua.
Ish-presidentja po kthehej në shtëpi nga gjykata, ku përballet me akuza për korrupsion, të cilat ajo i mohon.
Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar.
Cristina Fernandez de Kirchner
Ata po përpiqen të përcaktojnë motiv e sulmit ndaj populistes së majtë, e cila ishte president i Argjentinës nga viti 2007 deri në 2015, dhe Zonja e saj e Parë për katër vjet.
Presidenti Alberto Fernández zbuloi se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk arriti të qëllonte kur u shkrep, pasi u bllokua.
Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon atentatorin që del parpitur nga turma dhe i vendos armën në fytyrë, Fernández de Kirchner, e cila duke u ulur për ta shmangur atë mbulon veshët me duar ndërsa përkulet.
Në një video tjetër, njerëzit në turmë përpiqen të mbrojnë Fernández de Kirchner nga personi i dyshuar i armatosur, i cili u afrua pak centimetra larg saj.
Turma është mbledhur jashtë shtëpisë së saj në shenjë mbështetjeje teksa ajo përballet me akuzat për mashtrim të shtetit dhe përfshirje në një skemë për të devijuar fondet publike gjatë kohës që ishte presidente.
Një zëdhënës i policisë tha për Reuters se një armë u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes pasi autori ishte arrestuar.
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022
Duke iu drejtuar kombit mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Fernández, i cili punoi si shef i shtabit të Fernández de Kirchner dhe bashkëshortit të saj gjatë mandatit të tyre, tha: “Cristina është gjallë sepse, për një arsye ende të pa konfirmuar teknikisht, arma, e cila përmbante pesë plumba, nuk shkrepi”.
Ai dënoi sulmin duke thënë se përpjekja për vrasjen e Fernández de Kirchner ishte një nga incidentet “më serioze” që kur vendi u kthye në demokraci në 1983.
“Ne mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë sepse ajo ngjall dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë,” tha Presidenti Fernandez, duke shpallur një festë kombëtare të premten për t’u dhënë kohë argjentinasve që të “shprehen në mbrojtje të jetës, demokracisë dhe në solidaritet me nënpresidentin tonë”.
Ministri i Ekonomisë i Argjentinës, Sergio Massa, u shpreh në një postim në Twitter: “Kur urrejtja dhe dhuna mbizotërojnë mbi debatin, shoqëritë shkatërrohen dhe lindin situata si këto: tentativa për vrasje.”
Fernández de Kirchner ende s’ka reaguar pas atentatit ndaj saj.
Ajo akuzohet për mashtrim të shtetit dhe për dhënien e kontratave me mashtrim për punët publike në bastionin e saj në Patagoni, ndërsa ishte presidente midis 2007 dhe 2015.
Nëse shpallet fajtore në gjyq, prokurorët kanë kërkuar që ish-presidentja të përballet me 12 vjet burg dhe një ndalim të përjetshëm nga politika.
Megjithatë, Fernández de Kirchner është presidente e Senatit dhe kështu gëzon imunitet parlamentar. Ajo nuk do të burgoset nëse dënimi i saj nuk ratifikohet nga Gjykata e Lartë e vendit, ose nëse nuk humbet vendin e saj në Senat në zgjedhjet e ardhshme në fund të 2023.
Fernández de Kirchner është përballur me shumë gjyqe të tjera për korrupsion pas periudhës së saj si presidente. Vendimi i këtij gjykimi pritet të zgjasë disa muaj.