Finlanda ka njoftuar se do të dhurojë 8.3 milionë euro ndihmë të mëtejshme për Ukrainën, kryesisht në infrastrukturë ushtarake.
Ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se “Ukraina është një vend që ka nevojë tepër për ndihmë”, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Finlanda ka ndihmuar edhe më parë Ukrainën, teksa deri tani i ka dhuruar 92.3 milionë euro ndihma.
Ministria finlandeze e Mbrojtjes nuk dha asnjë detaj se çfarë përfshinte paketa apo afatin kohor për dorëzimin, për arsye që lidhen me sigurinë.
Lufta në Ukrainë ka më shumë se gjashtë muaj që ka nisur dhe pasojat në njerëz e ekonomike kanë qenë tepër të larta.