Një spikere lajmesh në një stacion televiziv në Wisconsin të SHBA-së, vetëm 27 vjeçe, i dha fund jetës. Prezantuesja e WAOW, Neena Pacholke vetëflijua, duke tronditur familjen dhe kolegët e saj.
“Neena Pacholke , spikerja jonë e dashur ndërroi jetë papritmas. I gjithë ekipi këtu në News 9 është i shkatërruar nga humbja, ashtu si edhe shumë të tjerë”, tha WAOW, kanali ku punonte e reja.
Sakaq, janë ende të paqarta arsyet se përse e reja zgjodhi t’i jepte fund jetës tragjikisht.