Nën rrënojat e banesave të Turqisë vlen më shumë se kurrë shprehja ‘Shpresa vdes e fundit’. Pas më shumë se 90 orë nën rrënoja, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat një vajzë 10 vjeç.
Hilal Saglam ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay. Ekipi i shpëtimit dëgjoi thirrjet e saj dhe ju deshën plot 7 orë për të nxjerrë vogëlushen nga rrënojat pa i shkaktuar asaj dëme që mund të ishin edhe fatale.
“Vajza e plagosur, e cila u dërgua në barelë me shumë gëzim dhe duartrokitje, është dërguar në spital për mjekim me autoambulancë”, tha zjarrfikësja.
Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të saj ishte qumështi, thuhet në deklaratë.