Një grua daneze, 81 vjeç që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës me dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës.
Lënda narkotike kapte vlerën e 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.
Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për itinerarin dhe sjelljen e saj.
Në fund të një valixheje u zbuluan pako me 5 kilogram heroinë.
Gruaja, mohoi të kishte dijeni për drogën dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.
Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim.
Sipas ligjit polak, ajo rrezikon 15 vite burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.