Një psikoterapist dhe një specialist i marrëdhënieve zbuloi tetë të vërtetat e vështira që ‘do të ta përmirësojnë jetën’, edhe nëse është e vështirë të dëgjosh.
Todd Baratz, i cili jeton në Nju Jork dhe është një këshilltar i çertifikuar i shëndetit mendor, argumenton se shumë nga problemet me të cilat përballen klientët e tij janë ose të shkaktuara ose të përjetësuara prej tyre.
Siç thotë ai, ai ka vënë re se klientët e tij shpesh në mënyrë të pavetëdijshme “kërkojnë dhimbje dhe vuajtje” për shkak të traumave apo përvojave që mbartin edhe nga fëmijëria e tyre.
Ai këshillon që në vend që të na vijë turp, do të përqendrohemi te gjërat e reja.
“Ne duhet të thyejmë tabutë dhe të përqëndrohemi në ndërtimin e një jete më të kënaqshme”, thotë ai.
8 të vërtetat e vështira
- Është faji yt, jo të tjerët… Nëse jeni vazhdimisht të pakënaqur me marrëdhëniet tuaja, ka të ngjarë që fajin e ka një ri nga ju, jo të tjerë t që ju rrethojnë
2. Ju nuk keni nevojë për miratimin e prindërve tuaj. Kërkimi i vazhdueshëm për miratim ju pengon të ndiheni të sigurt dhe të kënaqur.
3. Nuk është e nevojshme që të gjitha nevojat tuaja të plotësohen nga partneri juaj.
4. Mjaft i mbianalizove njerëzit e tjerë.
5. Vendosni kufij. Në qoftë se kufijtë tuaj shkelen në mënyrë të përsëritur, jeni ju që lejoheni ta bëni këtë, jo të tjerët.
6. Lëshoje fantazinë e Disney – ndalo së kërkuari për “të vetmin”.
7. Mjaft jeto në mohim. Pranoje se interesohesh për gjërat që ndikojnë te ti.
8.Mjaft i shmang njerëzit. Të kalosh kaq shumë kohë vetëm mund të jetë sepse shmang njerëzit e tjerë, në vend që të duash të jesh vetëm.