Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë, në fshatin Gabresh, ku raportohet që një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin. Nga të shtënat me armë, gjithashtu ka mbetur i plagosur një tjetër person. I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Akoma shkaqet e ngjarjes ngelen të paqarta, por autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë.