Liverpool nuk gaboi kundër Shefild United në sfidën e javës së 31 të Premier League
Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 3-1 në “Anfield Road” dhe kryeson renditjen.
Nunez realizoi golin e parë për vendasit në minutën e 17’.
Në 45 mintuat e dyta, te kuqtë u treguan më të përmbajtur dhe Bradley përfitoi duke barazuar rezultatin në të 58’.
Por të kuqtë e rimorën menjëherë situatën nën kontroll dhe rimorën avantazhin me Mac Allister në minutën e 76’.
Golin e tretë e shënoi Gakpo në fund të kohës së rregullt.
Liverpool ka 70 pikë, 2 më shumë se Arsenal dhe 3 larg Manchester City.
Emocione dhuroi sfida në “Stemford Brixh” mes Chelsea dhe Manchester City që përfundoi me rezultatin 4-3.
21-vjeçari i dha fitoren Chelsea në momentet e fundit të kohës shtesë.