Kur kishte shumë pak ditë pasi 2023 kishte mbërritur, Amerika u përballë me një tjetër sulm me armë në shkollë. Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore në Virxhinia, ku një nxënës 6-vjeçar qëlloi me armë zjarri mësuesen e tij, pas një sherri.
Mosha e re e autorit të dyshuar ka shënuar një kthesë të fortë në një skenar tashmë tragjik. Rasti ka detyruar drejtuesit lokalë, policinë dhe ekspertët e dhunës me armë të përballen me një pyetje të vështirë: Çfarë ndodh kur një nxënës i klasës së parë qëllon dikë?
Ditë më vonë, komuniteti i Newport News është ende në kërkim të përgjigjes.
Ligjërisht, autoritetet janë në një territor të paeksploruar. Ligji i Virxhinias ndalon dënimin e një fëmije gjashtë vjeçar si një i rritur. Një student mund të akuzohet në gjykatë, por mosha minimale për një dënim me burg për të mitur është 11 vjeç.
Fëmija 6-vjeçar është aktualisht në një institucion mjekësor dhe shefi i policisë Steve Dreë tha se autoritetet ishin konsultuar me shërbimin shtetëror të fëmijëve dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për udhëzime mbi rastin.
Prindërit mund të mbajnë përgjegjësi
Është e mundur që prindërit e fëmijës të përballen me pasojat. Në një konferencë për shtyp të hënën, autoritetet konfirmuan se arma ishte blerë ligjërisht nga nëna e tij dhe se fëmija e mori atë nga shtëpia e familjes. Nëna e çoi fëmijën në shkollën fillore Richneck të premten, ndërsa arma e kishte fshehur në çantën e shpinës.
“Në një skenar, shteti i Virxhinias mund të argumentojë se ishin veprimet e prindërve që çuan drejtpërdrejt në vrasjen e mësuesit dhe se fëmija ishte shumë i vogël për t’i atribuar atij një keqbërje në mënyrë të pavarur,” tha Robert Leider, një profesor juridik në Universitetin George Mason.
Rasti i 6-vjeçarit i paprecedentë
Në SHBA janë regjistruar disa vrasje në shkolla, por kanë qenë të rralla rastet kur autori ka qenë kaq i vogël në moshë. Që nga viti 1970, 18 të shtëna me armë në shkolla janë kryer nga fëmijë nën 9 vjeç. Këto raste përfaqësojnë një copëz të më shumë se 2200 rasteve të regjistruara. Amerika përpiqet të miratojë legjislacionin kombëtar për sigurinë e armëve dhe kjo vijon ende të jetë një problem serioz në vend.