Në ditët e ftohta të dimrit, ngrohësja është ndoshta shpëtimi i vetëm për të ndalur të dridhurat nga i ftohti. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar.
Mund të prishë cilësinë e gjumit
Në mbrëmje, trupat tanë përjetojnë ulje të lehtë të temperaturës, duke sinjalizuar trupin se është koha për të fjetur. Kur temperatura e dhomës është e lartë, mund të pengoni procesin e termorregullimit të trupit dhe të përjetoni lodhje, siklet dhe shqetësim.
Mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe probleme me zemrën
Ngrohësit krijojnë shumë nxehtësi, e cila rrit nivelin e monoksidit të karbonit brenda dhomës. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet ta mbani atë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia do të rrisë CO2 mbi nivelet e sigurta që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.
Mund të thajë lëkurën tuaj
Fjetja me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës mund të shkaktojë tharjen e lëkurës për shkak të mungesës së lagështirës. Kjo mund të bëjë që lëkura të acarohet, të djersijë dhe të kruhet.
Mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar
Bakteret mbijetojnë më gjatë në ajër të thatë. Kjo është arsyeja pse zakonisht sëmuremi dhe gripi na zë më shpesh gjatë dimrit, kur ajri në dhomat tona është shumë më i thatë.