Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdon të bëjë të qartë pozicionin e Izraelit për një armëpushim. Ai e ka përjashtuar atë të fundit duke këmbëmgulur se Izraeli do ta fitojë luftën.
“Ashtu si SHBA-të nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor ose pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit,” thotë ai.
Netanyahu tha se nuk e filloi Izraeli luftën, por do ta fitojë atë. Ai tha se Hamasi është pjesë e “boshtit të së keqes” që po formohet Irani.