Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është vënë në qendër të vëmendjes për shkak se ai pothuajse katërfishoi buxhetin e Këshillit Evropian për udhëtime nëpër botë me avionë private.
Mirëpo, në një deklaratë për mediat ai ka hedhur poshtë këto akuza të ngritura. Sipas tij, faturat ishin të larta për shkak të kërkesave për të përfaqësuar Evropën në skenën botërore gjatë pandemisë COVID dhe luftës në Ukrainë.
Udhëtimet e tij jashtë shtetit kanë qenë në Kinë, Turqi, Egjipt dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe pse rregullat e BE-së ia ndalojnë. Nga sa Le Monde raportoi nëntorin e kaluar, Michelin ka udhëtuar me një avion privat në Pekin për të takuar udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, një udhëtim që kushtoi 460,000 €, ndërsa vetëm 32,895 € u deklaruan publikisht nga presidenti.