Pas akuzave pë tradhti të cilat i konfirmoi edhe vetë në ndjesën publike ndaj Bruna Biancardit, Neymar po përballet me një tjetër “furtunë”.
Këtë herë, në telashe është futur babai i brazilianit, Neymar Santos Sr. i cili u arrestua dhe më pas u lirua nga policia civile e Mangaritiba (Rio de Zhaneiro) për krime mjedisore dhe punë të paligjshme brenda vilës së lojtarit, e cila ndodhet në Costa Verde do Rio.
Arrestimi erdhi pasi Neymar Santos Sr. përfundoi duke ofenduar një zyrtar publik dhe e pengoi të ushtronte detyrën e tij.