Kolektivi i artistëve amerikanë MSCHF, i njohur për ankandet e çuditshme, ka dalë së fundmi me një tjetër produkt të paparë ndonjëherë. Këtë herë MSCHF ka nxjerrë në ankand çantën më të vogël të krijuar ndonjëherë në botë.
Çanta është aq e vogël sa mund të futet në vrimën e një gjilpëre dhe shihet vetëm përmes një mikroskopi. Produkti është një kopje e çantës “On the Go” të markës luksoze Louis Vuitton.
“Më e vogël se një kokërr kripë deti dhe e mjaftueshme për të kaluar në vrimën e një gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa do t’ju duhet një mikroskop për ta parë”, shkroi MSCHF.