A e ndjeni nevojën për të pirë një gotë ujë menjëherë pasi keni ngrënë një pako patatina? Ashtu si sheqernat edhe kripa fshihet në shumë ushqime të paketuara.
Një konsum i ekuilibruar i kripës – rreth një lugë çaji – konsiderohet i nevojshëm për trupin, mirëpo mbikonsumimi mund të çojë në pasoja të pakëndshme apo edhe të rrezikshme për trupin.
Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, duhet të kërkoni ndihmë.
Dhimbje koke
Kur konsumojmë sasi të tepërta kripe, dehidratohemi, duke krijuar kështu kushte të favorshme për shfaqjen e një dhimbje koke. Këto dhimbje koke priren të ndodhin brenda një ose dy ore pas ngrënies, pasi nivelet e natriumit rriten. Në çdo rast, sigurohuni që të pini shumë ujë çdo ditë.
Gjymtyrët e fryra
E njohur edhe si edemë, ënjtja e gishtërinjve, kyçeve ose këmbëve mund të jetë një reagim i vonuar ndaj një rritjeje të papritur të natriumit. Konsumimi i tepërt i kripës çon në mbajtjen e lëngjeve , duke rritur rrezikun e mosfunksionimit të veshkave dhe rritjen e vlerave të presionit të gjakut. Edhe pse nuk shfaqet menjëherë pas ngrënies, mund të ketë ndonjë lidhje nëse shfaqet në zona specifike të trupit brenda 24 orëve të ardhshme pas ngrënies së ushqimeve të kripura. Ënjtja bëhet më e dukshme kur jeni ulur ose kur udhëtoni në destinacione të largëta. Megjithatë, nëse vazhdon për më gjatë, do të ishte mirë të kërkoni këshilla mjekësore.
Presion në rritje
Kripa konsiderohet të jetë një nga fajtorët kryesorë pas rritjes së vlerave të presionit të gjakut. Duhen vetëm 30 minuta derisa konsumimi i tepërt i kripës të ndikojë në enët e gjakut. Nëse vlerat rriten dhe nuk kthehen në normale për një kohë të gjatë, rritet rreziku i goditjes në tru dhe sulmeve në zemër. Nëse keni simptoma të tilla si shikimi i paqartë, dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta të zemrës, gulçim ose gjakderdhje të papritur nga hundët pas ngrënies, kjo mund të nënkuptojë se keni presion të lartë të gjakut.
Urinim i shpeshtë
Etja e tepërt shihet si një reagim i zakonshëm ndaj ngrënies së ushqimeve të kripura që çon në marrjen e tepërt të lëngjeve dhe frekuencën fatale të urinimit. Në këtë mënyrë, trupi kërkon të largojë kripën e tepërt.
Shkruani një koment