Ka shumë gjëra që i vendosim në frigoriferë, por sigurisht që nuk e mbajnë ushqimin tonë të freskët përgjithmonë. Këto janë 6 lloje ushqimesh që zakonisht i mbajmë në frigorifer më gjatë sesa zgjasin vërtet. Prandaj, kontrolloji rregullisht.
Erëzat
Na pëlqen të kemi salca dhe kavanoza të ndryshme me ullinj, turshi dhe më shumë, por edhe ato që kanë një skadim të gjatë nuk zgjasin përgjithmonë. Nëse ju jeni një nga ata që kanë dy lloje ketchup dhe Mustarda, e thjeshtë dhe pikante dhe ju pëlqen të keni më shumë salca në frigoriferin tuaj, atëherë me siguri disa do të skadojnë para se t’i përfundoni ato. Për shembull, këtu janë disa kohë treguese të kohëzgjatjes në frigorifer sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore: – ketchup dhe salcë chili: 6 muaj – mustardë: 12 muaj – majonezë dhe salcë sallate: 2 muaj, turshi:
1 deri në 3 muaj. Kur jeni në dyshim për diçka, bëni një kontroll të pamjes dhe nuhatjes. Nëse sheh mykun, hidhe. Nëse duket mirë, por ka një erë të çuditshme, hidhe tutje.
Mishi i grirë
Lista jonë e blerjeve shpesh përfshin mish të grirë, pasi është një përbërës që mund të gatuhet në shumë mënyra të ndryshme. Mjerisht, specialistët e sigurisë ushqimore na thonë se mishi i grirë duhet ngrënë vetëm brenda dy ditëve pas blerjes së tij. Nëse nuk planifikoni të gatuani mos e shkrini mishin e grirë, në të kundërtën do duhet ta hidhni.
Ushqimi në një konservë të hapur
Është diçka që të gjithë e kemi në frigorifer për një emergjencë. Nëse i hapni dhe nuk i hani të gjitha përmbajtjet e tyre, dijeni se ato nuk zgjasin më shumë se një deri në dy ditë në frigorifer.
Mbetja e një vakti
Në frigorifer është një mënyrë për të mos e çuar dëm ushqimin. Megjithatë, nëse harron t’i konsumosh brenda tre deri katër ditësh, ato duhen flakur tej.