Marrëdhëniet janë të vështira dhe kërkojnë shumë punë. Dhe ndërsa disa individë do të bëjnë gjithçka për ta bërë marrëdhënien e tyre të zgjasë për sa më gjatë që të jetë e mundur, idealisht përgjithmonë, ka të tjerë që nuk kanë aspak vështirësi që t’i japin fund një lidhjeje.
Me siguri këta individë u përkasin shenjave të mëposhtme të zodiakut.
Virgjëresha
Kjo shenjë zodiake vështirë se do të qëndrojë në një marrëdhënie në të cilën ajo nuk është e lumtur. Ajo dëshiron të ecë përpara dhe sapo të vendosë se diçka ka marrë fund, vështirë se do të ndryshojë mendje.
Akrep
Një akrep e do ekuilibrin dhe do që të gjithë të jenë të lumtur. Megjithatë, nëse mendon se një situatë nuk po përparon, do të largohet pa dhënë shenja jete. Kur konsideron se marrëdhënia ka mbaruar, ajo nuk u përgjigjet mesazheve dhe bëhet indiferent.
Luani
Luanët krenarë adhurojnë kur të tjerët u kushtojnë vëmendje të madhe atyre, arritjeve dhe nevojave të tyre. Sa e vështirë është që t’i bësh në çdo sekondë një kompliment të partnerit? Prandaj nëse nuk ia bëni këto do ju thotë “mirupafshim”.