Në 3 mars ditën kur Gjykata e Apelit të Tiranës do të gjykojë çështjen se kush do ta mbajë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që të thërrasë protestë. Në 3 Mars, Sali Berisha do të mbajë protestën e radhës kombëtare, por pa hequr dorë nga protestat për çdo ditë të seancave plenare.
Ndërsa Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, 3 ditë para fundit të afatit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, pritet të vendosë për vulën.
Ky do të jetë moment i rëndësishëm sepse do të mësohet nëse Sali Berisha do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD apo do të përsëritet skenari i 6 marsit, ku LSI-ja e aso kohe i “dhuroi” logon duke e bërë pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Kjo është protesta e tretë radhazi e Sali Berishës, me 2 të parat që i ka quajtur si “revolucion” për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.