Ndonjëherë kur qëndrojmë në një hotel, harrojmë se njerëzit punojnë atje. Njerëz që do të pastrojnë dhomën tonë, që do të shikojnë gjërat tona, që janë aty për të bërë një punë si çdo njeri tjetër dhe në fund do mbyllin turnin dhe do ikin. Gjithashtu, harrojmë që po shkojmë atje përkohësisht dhe synimi ynë është të kalojmë mirë, pa dramë.
Në këtë kuadër, më poshtë do të shohim se çfarë është mirë të shmangim, jo vetëm për të mos e vështirësuar punën e tyre nga sa është tashmë, por edhe për të shpëtuar nga situata të pakëndshme.
Ne nuk vjedhim peshqirë
Përveç faktit që vjedhja ndiqet penalisht, le të mos jemi klientët që marrin në shtëpi, peshqirët dhe pantoflat – është çështje edukate. Mund të kapemi dhe të na akuzojnë më vonë.
Ne nuk e marrim kafshën tonë fshehurazi
Në rast se qëndrimi i tyre në hotel është i ndaluar, le ta respektojmë këtë dhe të shkojmë pa to, ose të zgjedhim një banesë tjetër. Dhe kjo sepse së pari do të na kuptojnë dhe së dyti punonjësit e pastrimit do ta kenë një punë edhe më të vështirë, për të cilën nuk paguhen.
Nuk lëmë bizhuteri të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash në valixhe apo komodinë
Në përgjithësi, është më mirë të lëmë gjëra të shtrenjta në shtëpi kur shkojmë me pushime. Nëse insistojmë t’i mbajmë me vete, është më mirë t’i ruajmë në kasafortën e dhomës, nëse ka. Kjo pasi mundësia e vjedhjes është e lartë, ndërkohë që punonjësit ka gjasa të akuzohen, edhe nëse nuk kanë përgjegjësi.