Tragjedia që ndodhi në ‘La Mansh’ në 24 nëntor të 2021 ku humbën jetën 27 emigrantë ka bërë që Franca të ngrejë akuza ndaj personelit ushtarak. Pesë policisë akuzohen se lanë qëllimisht emigrantët të mbyteshin ne det. Rreth 15 thirrje të dërguara nga emigrantët drejt policisë franceze u injoruan. Sipas autoriteteve, emigrantët dërguan vendndodhjen e tyre me WhatsApp, por autoritetet nuk u përgjigjën. Ekipet e shpëtimit u përgjigjën 10 orë më vonë, pasi peshkatarët ngritën alarmin.
Në atë kohë Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin e cilësoi humbjen e emigrantëve si fatkeqësinë më të madhe.