Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave deri tani ka shkuar në rreth 21 mijë ndërkohë që raportohen mbi 80 mijë të plagosur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimin e trupave por për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta kanë nisur të shuhen edhe shpresat se mund të ketë persona të gjallë nën rrënoja.
Tërmeti me magnitudë 7.9 i shkallës Rihter i cili është cilësuar edhe si më i forti në dekadat e fundit ka nxitur edhe reagimin e ndërkombëtarëve për të dërguar ndihma drejt vendeve të prekura, Turqisë dhe Sirisë.
SHBA-ja ka vendosur që ofrojë 85 milionë dollarë për ndihmë humanitare për të prekurit nga tërmeti.