Më shumë se një milionë francezë protestuan sot, jo vetëm për ditën e punëtorëve, por edhe si një shans për të protestuar kundër reformës së pensioneve.
Në mbarë vendin u organizuan mbi 300 marshime për të ngritur zërin kundër rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Sindikatat e shohin këtë rritje si një kërcënim për të drejtat e punëtorëve dhe mobilizimi i tyre ka rezultuar një lëvizje në shkallë të gjerë.
12 mijë policë dhe xhandarë janë angazhuar në gjithë Francën, 5 mijë prej të cilëve vetëm në Paris.
Në Paris dhe Lion pati përleshje mes policisë dhe protestuesve, shumica e të cilëve të frymëzuar nga Jelekët e Verdhë, duke kujtuar dhunën që shpërtheu në vend në fund të 2018-s.