Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e gruas së tij 35-vjeçare shtatzënë H.M. ka kryer vetëvrasje. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, autori vret veten”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së autorit.