Një tjetër tragjedi ka ndodhur me fansat e këngëtarëve. Një fanse e cila u plagos rëndë gjatë një koncerti të Robbie Williams në Sydney javën e kaluar, ka ndërruar jetë.
Gruaja rreth 70 vjeç humbi jetën pasi u rrëzua nga ulëset e stadiumit Allianz në Moore Park.
E moshuara u dërgua në spitalin ‘Shën Vincent’ në gjendje kritike.