Threads, rivali i X ka shtuar sondazhet dhe imazhet GIF. Përditësimi i bashkëngjitet risive të tjera të aplikacionit në versionin web. Mark Zuckerberg është shprehur se Threads mund të jetë shumë shpejt një aplikacion me 1 miliardë përdorues.
Sondazhet kanë funksionuar për të përfshirë përdoruesit në X pasi i lejojnë të shprehin mendimin e tyre për tema të ndryshme. Personat që postojnë sondazhe mund të tërheqin ndjekës të rinj.
Sondazhet në Threads qëndrojnë për 24 orë dhe mund të përzgjidhet kush mund të marrë pjesë, si edhe të kontrollet se kush mund të komentojës. Imazhet GIF janë një opsion interesant për përdoruesit e Threads dhe përdoret gjerësisht nga ta.