Shqipëria do të luajë sot përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. Sfida nis në orën 20:45 ndërsa formacioni i Sylvinhos pritet të ketë ndryshime.
Strakosha do të kthehet në vend të Berishës, ndërsa në mbrojtje Balliu do të luajë në vend të Hysajt. Kejdi Bare dhe Ernest Muçi do të zëvendësojnë Bajramin dhe Asllanin.
Po ashtu, në sulm do të aktivizohen Uzuni dhe Daku.