Po mbahet seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën ku pritet që t’i shqyrtohet masa e sigurisë.
Nëse Apeli vendos që do të mbetet në fuqi masa e sigurisë, Berisha në orën 10:00 do të duhet të paraqitet në SPAK, pasi vendimi i GJKKO kërkoi që Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të fundit të muajit. Nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë do të duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.
Ekziston edhe mundësia që Apeli ta rrëzojë vendimin për Berishën dhe masa ndaj tij të shfuqizohet.